close
Sport

ATLETKË: BEOGRADI NIKOQIRE I BOTËRORIT TË ATLETIKËS NË SALL

Palestra e atletikës në Beograd

IAAF NUK ‘PARASHIKON ASNJË PROBLEM’ PËR KOSOVËN NË BEOGRAD!


Kampionati Botëror i Atletikës  në salla të mbyllura  është e  programuar  të mbahet  nga data 18 deri më 20 mars të këtij  viti në Beograd të Serbisë

Zyrtarët e Federatës Botërore të Atletikës kanë thënë se nuk “parashikojnë asnjë problem” në Kampionatin e saj Botëror në sallat e mbyllura në Beograd, pas një paralajmërimi të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) se Serbia nuk duhet t’i pengojë atletët nga disa kombe të tjera të garojnë në ngjarjet kryesore që ajo i pret.

Kur është pyetur nga ‘insidethegames’ nëse kanë marrë garanci se Kosova do të lejohet që të garojë në këtë ngjarje, Federata Botërore është përgjigjur me bindje se nuk do të kenë probleme.

“Është një kusht i mikpritjes, kështu që ne nuk parashikojmë ndonjë problem”, ka thënë një zëdhënës.

IOC përmendi se ekipi i boksit për meshkuj të Kosovës nuk u lejua të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të vitit të kaluar në Beograd.

IOC kërcënon se do t’i parandalon këto vende dhe të tjera që shkelin Kartën Olimpike nga organizimi i ngjarjeve të mëdha, nëse nuk do të ndërpresin politikat e tyre. /KLanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia