close
Teknologji

ATOMOBILIZËM: MERCEDES FUTURE BUS – AUTOBUSI I SË ARDHMES

2016-mercedes-benz-future-bus-11_1468873882-4465047

Autobusit i ardhshëm i Mercedesit vjen me një koncept krejt të ri i cili do të implementojë teknologji të avancuara dhe tani më atë mund ta shihni rrugëve të Amsterdamit.

I pajisur me përbërje të vozitjes autonome Mercedes Future Bus vozitet në linjen më të gjatë në Evropë ku në tërësi dhe në mënyrë të pavarur shkon me shpejtësinë prej 70 km në orë. Gjatë 20 kilometrave të seksionit të gjatë, autobusi  afrohet vet stacionit, hap dhe mbyll dyert, ndërsa në vozitje ndjek sinjalizimin e trafikut dhe me sukses shmang pengesat.

Ky është rasti i parë që automjeti i transportit publik të posedojë pasisjet e vozitjes autonome dhe ta përdorë në varësi me vendodhjen dhe shpejtësinë.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturin CityPilot të cilin vozitësi në mënyrë manuale e aktivizon dhe e ndjek ndërsa fiket me shtypjen e komandës me këmbë.

CityPilot përdor përbërjen me radarë dhe GPS navigacionin, me disa kamera dhe senzorë ngjajshëm me ato  të përdorura në projektin Future Truck 2025. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia