close
Sport

AUBAMEYANG: LË DORTMUNDIN VETËM PËR REALIN

AUBAMEYANG

Këmbëshpejti i Borusias së Dortmundit, Pierre Emerick Aubameyang hedh poshtë zërat e një largimi të mundhsëm të tij nga Borussia e Dortmundit, por në njëjtën kohë nuk i mbyllet dyert një klubi të madh si Reali i Madridit. Për Aubameyang gjatë muajve të fundit kanë shfaqur interes shumë klube të mëdha përfshirë këtu Realin e Madridit, Chelsea-in , Manchester United, Atleticon e Madridit apo edhe Paris Saint Germain-in, por megjithatë ofertat konkrete në drejtim të Dortmundit kanë munguar.

27-vjecari i lindur në Francë për momentin është i bindur për qëndrimin e tij te Dortmundi edhe gjatë sezonit të ardhshëm, gjithsesi nëse në drejtim të tij do të vinte një ofertë nga Reali i Madridit e ardhmja e sulmuesit nga Gaboni te verdhezinjtë do të vihej në dyshim të madh: ” I vetmi klub që mund të më largonte nga Dortmundi është Reali i Madridit, asnjë tjetër për momentin theksoi Aubameyang në një prononcim për mediat. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia