close
Bota

AUNG SAN SUU KYI DËNOHET SËRISH ME BURGIM

00fa0000-0a00-0242-acfc-08d9b884f8e8_w1597_n_r1_st

Një gjykatë në Mianmar – shtet i njohur edhe si Burma – ka dënuar të hënën lideren e rrëzuar nga pushteti, Aung San Suu Kyi, me katër vjet burgim.

Ajo është dënuar për posedim ilegal dhe importim të radio-lidhjeve si dhe shkelje të rregullave për luftim të pandemisë së koronavirusit.

Suu Kyi është dënuar fillimisht në dhjetor të vitit të kaluar me dy vjet burgim.

Ajo ka qenë nën arrest shtëpiak prej puçit ushtarak, që është kryer më 1 shkurt të vitit të kaluar, dhe prej atëherë është përballur me akuza për të cilat është dënuar.

Disa i kanë komentuar dënimet ndaj saj si të paarsyetuara.

Besohet se akuzat e së hënës janë pasojë e ditës së puçit – kur ajo është arrestuar – dhe i është bastisur shtëpia nga forcat e Gjeneralit, Min Aung Hlaing, të cilat kanë thënë se kanë gjetur pajisjet./REL/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia