Austin: SHBA-ja do të përpiqet të shmangë një konflikt mes Kinës dhe Tajvanit

US Army Lt. Gen. Lloyd Austin III sits at the witness table during a Senate Armed Services Committee on Military Nominations hearing for his pending reappointment to be general and commander of United States Forces-Iraq in the Dirksen Senate Office Building on Capitol Hill in Washington, DC, June 24, 2010. AFP PHOTO/ROD LAMKEY JR (Photo credit should read ROD LAMKEY JR/AFP via Getty Images)

Sekretari amerikan i Mbrojtjes deklaroi se Pekini po bëhet më agresiv në rajon

Pasi pala kineze deklaroi më herët se Kina nuk do të hezitojë të fillojë një luftë nëse Tajvani shpall pavarësinë e tij ka ardhur edhe një reagim nga Uashingtoni. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u shpreh se SHBA-ja do të bëjë pjesën e saj, për të menaxhuar tensionet me Kinën dhe për të shmangur një konflikt të mundshëm me Tajvanin edhe pse Pekini  sipas tij po bëhet gjithnjë e më agresiv në rajon.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dy ekonomitë më të mëdha në botë janë përplasur në muajt e fundit për çështje si ajo e Tajvanit, për të drejtat e njeriut deri te aktiviteti ushtarak i Pekinit në Detin e Kinës Jugore. Gjatë një takimi që Austin pati me ministrin kinez të mbrojtjes të premten, të dy zyrtarët thanë se duan një marrëdhënie më të mirë midis dy vendeve edhe pse nuk kishte ndonjë shenjë për ndonjë përparim të mundshëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Kujtojmë se më herët presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se Shtetet e Bashkuara  të Amerikës do të jenë të gatshme për të ndërhyrë ushtarakisht në rast se Kina do të pushtonte Tajvanin

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share