close
Bota

AUSTRALI: GJYSMA E VENDIT NË KARANTINË

F9C95D71-41F9-4B7A-8F7F-A9A10B4DBD8B

MASAT DERI NË VAKSINIMIN E 70% TË POPULLATËS


Australia duhet të mësohet të jetojë me virusin COVID-19 derisa nuk vaksinohen më shumë njerëz – ka deklaruar Kryeministri Skot Morison, përkundër shqetësimeve të disa shteteve për ndikimin e rasteve në rritje në Sidnej.

Derisa gjysma e australianëve janë të karantinuar për të parandaluar përhapjen e variantit Delta, Kryeministri Skot Morison ka thënë se do të ketë karantinime në këtë vend derisa kundër COVID-19 nuk vaksinohet të paktën 70% e popullatës.

Pas rritjes enorme të infektimeve të reja në këtë vend, Kryeministri Morison ka thënë se ka shumë pak gjasa që të arrihen zero raste të reja, por mbetet në qëndrimin se masat restrictive janë të nevojshme derisa të paktën 70% e australianëve të vaksinohen.

Në Australi, 50% e qytetarëve mbi 16 vjec kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, kurse tërësisht të vaksinuar janë 28%. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia