close
Bota

AUSTRALI: PARLAMENTI CAK I SULMEVE KIBERNETIKE

thumbs_b_c_6bd34bc44106a40e38299d70ec70f081

Autoritetet në Australi kanë thënë se janë duke hetuar një tentim për të hakuar rrjetin kompjuterik të parlamentit të këtij vendi. Ligjvënësit kanë thënë që “nuk ka të dhëna” se dikush ka vjedhur apo ka pasur qasje në informacione, mirëpo fjalëkalimet e politikanëve janë ndërruar si masë sigurie.

Ekspertët lokalë për siguri kibernetike kanë thënë se ka mundësi që hakimi ka tentuar të kryhet nga një shtet i huaj.Kryeministri australian, Scott Morrison, ka thënë se ai nuk synon të komentojë në thelb për “burimin apo natyrën e kësaj çështjeje”. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia