close
Bota

AUSTRALIA THOTË SE GJOKOVIQ NUK PO MBAHET ROB

Gjokoviq

Novak Gjokoviq nuk është duke u mbajtur rob në Australi, ka thënë të premten ministrja australiane për Punë të Brendshme, Karen Andrews, teksa ai përballet me dëbim për shkak të rregulloreve për koronavirus. “Ai është i lirë të largohet kurdo që dëshiron”, ka thënë Andrews. Tenisti serb vazhdon të jetë në qendrën e ndalimit për migrantë në Melbërn, pasi i është mohuar hyrja të mërkurën në Australi./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia