close
Sport

AUSTRALIAN OPEN: 2 TENISTË TË INFEKTUAR ME COVID-19

Screenshot_28

PERSONAT E INFEKTUAR JANË NË KARANTINË NË HOTEL


Pas karantinës së detyrueshme në hotel, ku qëndrojnë të mbyllur 72 tenistë, një tjetër lajm ka tronditur eventin e Australian Open, që nis më 8 shkurt. Sipas organizatorëve, 2 tenistë kanë dalë pozitivë me Covid-19 edhe pse, për fat të mirë, nuk kanë simptoma.
Ndërkohë që, një person i tretë konfirmohet pozitiv dhe mësohet se është anëtar i stafit të një tenisti. Të 3 këta persona janë në karantinë në hotelin ku janë akomoduar. Pak ditë më parë edhe një tenist ka dalë pozitiv, pas mbërritjes në Melburn.
“Kemi pasur disa tenistë të infektuar, me simptoma të lehta, por kemi zbatuar rregullat anti-Covid që ka vendosur qeveria dhe turneu”, tha Craig Tiley, drejtori i Australian Open.
Ndërkohë, vijojnë polemikat mes tenistëve dhe organizatorëve, në lidhje me karantinën, pasi ata nuk lejohet të dalin e stërviten. Sipas tenistëve, rregullat e vendosura nga organizatorët do të ndikojnë në rendimentin e tyre në këtë turne. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia