close
Sport

AUSTRALIAN OPEN: DANIL MEDVEDEVI MPOSHT MAKSIM KRESIN

Tenisi AO (1)

FRANCEZJA EN ALIZE CORNET TRIUNFON NDAJ SIMONA HALEP


 Grand Slam-it “Australian Open”, është duke vijuar sipas programit të hartuar nga organizatorët . Aktualisht po zhvillohen ndeshjet e fundit të raundit të katërt ku nuk kanë munguar surprizat në fushë.

Ish numëri një në botë në kategoprionë e femrave tensitja rumune Simona Halep, zhgënjeu në përballjen me francezen Alize Cornet duke  humbur me rezultat 1-2 në sete 6-4, 3-6 dhe 6-4). Kjo është befasia më madhe  deri më tani kur  dihet se  Simona Halep  konsiderohej njëra nga favoritet kryesore.  Në çerekfinale shkon edhe tenistja amerikane Danielle Kollins, që mundi 2-1 me përmbysje belgen Elize Mertens  në sete (4-6, 6-4 dhe 6-4.

Në kategorinë e meshkujve spikat fitorja e tenistit rus Daniil Medvedev, I cili aktualisht është numri 2 në botë dhe një nga favoritët kryesor për të fituar këtë grand slam  të tenisit . Ai mposhti tenistin amerikan Maksim Kresi 3-1 në sete 6-2, 7-6, 6-7 dhe 7-5. Biletë për në çerekfinale siguroi edhe kanadezi Felix Auger-Aliassime, që mundi  kroatin Marin Çilioq 3-1 në sete 2-6, 7-6, 6-2 dhe 7-6). /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia