close
Sport

AUSTRALIAN OPEN: DJOKOVIQ I PAVAKSINUAR I LEJOHET TË LUAJ

AUSTRALIAN oPEN

TURNEU DO TË MBAHET NGA  17 DERI 30 JANAR


 

Pak orë pas publikimit të lajmit se tenisti serb Novak Djokoviq do të lejohet të luajë në grand slam të Australian Open që edhe pse i pavaksinuar, kanë nisur polemikat. Akuzat e para vijnë pikërisht nga Australia, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar gati 50 mijë të infektuar dhe ku vaksinimi është i detyrueshëm për të marrë pjesë në një event sportiv.

Mediat e këitj vendi konfirmojnë se 26 tenistë të pavaksinuar, mes të cilëve edhe Djokoviq, kishin bërë kërkesë për të luajtur në Melburn. Por vetëm disa prej tyre kanë marrë miratimin nga Federata Australiane e Tenisit. Kjo ka sjellë pakënaqësi te mjaft tenistë të tjerë të “top-100” që janë refuzuar të udhëtojnë në Australi, duke e konsideruar këtë një trajtim të privilegjuar për numrin 1 në botë.

Leje mjekësore dhënë për Djokoviq duket se shihet si një trajtim me hatër për kampionin në fuqi të Australian Open, që duhet të plotësojë disa kushte, ndërkohë që detajet e kësaj leje mjekësore nuk janë bërë publike. Ai asnjëherë nuk ka pranuar të vaksinohet dhe për javë të tëra ka qenë në dilemë për të luajtur apo jo. Dyshimet e lindura për këtë çështje kanë prëçarë tenistët./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia