close
Bota

AUSTRI: A DO TË BËHET VEND KULTI SHTËPIA E HITLERIT?

shtepia e Hitlerit

Shtëpinë ku u lind Adolf Hitler në vitin 1889, pritet që ta marrë nën kontroll qeveria austriake, në mënyrë që të parandalojë faktin që ajo të bëhet vend pelegrinazhi nga neonazistët.

Aktualisht shtëpia është pronë e një gruaje të moshuar e dalë në pension, e cila ka refuzuar ofertat e përsëritura  disa herë për blerjen e saj. Ministri i Brendshëm i Austrisë Wolfgang Sobotka, dëshiron shkatërrimin e saj, ndërsa të tjerë thonë se ngritja e një muzeumi apo qoftë edhe e ndonjë supermarketi do të ishte një mënyrë më efektive e “depolitizimit” të saj.

Nga të dhënat e Qendrës së Dokumentimit të Rezistencës Austriake, një numër gjithnjë e në rritje njerëzish vizitojnë atë shtëpi. Shteti austriak e ka marrë me qira atë shtëpi që prej vitit 1972 dhe aktualisht paguan rreth 4 800 euro në muaj për atë.

Në atë ndërtesë, në të kaluarën janë strehuar edhe punonjës për njerëzit me aftësi të kufizuara. Që prej vitit 2011 ka mbetur bosh, sepse pronarja i ka refuzuar vazhdimisht idetë për përdorimin e saj në të ardhmen, sikurse edhe ofertat për blerje nga shteti austriak. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia