close
BotaTop Lajme

AUSTRI: IZOLIM KOMBËTAR NGA 22 NËNTORI

aut

KARANTINË PËR TË PAVAKSINUARIT

Nga dita e hënë Austria sërish do të vendosë karantinë për popullatën e pavaksinuar e cila do të zgjasë nga 10 deri në 20 ditë, me qëllim që të parandalohet përhapja e shpejtë e virusit e korona dhe mbingarkesa e spitaleve. Nga 1 shkurti i vitit të ardhshëm, autoritetet do të vendosin për vaksinimin e detyrueshëm për gjithë popullatën dhe më këtë Austria do të bëhet vendi i parë me imunizim të detyrueshëm. Numri i rasteve të reja gjatë fundjavës arriti në 11.500.

Vala e re e virusit korona në Austri ka arritur shifra rekorde, ndërsa shkalla e popullatës së vaksinuar, rreth 65% e popullatës së përgjithshme, është një nga më të ultat në Evropën Perëndimore. Si masë urgjente për kontroll të infeksionit, kancelari Aleksander Shalenberg, ka paralajmëruar karantinë për të pavaksinuarit, e cila në fillim do të zgjasë 10 ditë dhe mund të vazhdojë deri në 20 ditë.

ALEKSANDER SHALENBERG, AUSTRI

“Nuk dëshirojmë valë të pestë. Është detyra jonë ta mbrojmë popullsinë. Për këtë arsye kemi vendosur që nga e hëna të vendoset karantinë për popullatën e pavaksinuar.”

Karantina do të vlejë për rreth dy milionë banorë në vendin me gjithsejt 9 milionë banorë.  Nuk vlen për fëmijët nën moshën 12 vjeç sepse zyrtarisht për ta vaksina nuk rekomandohet. Policia do të ketë për detyrë të patrullojë dhe të bëjë kontrolle nëse njerëzit që dalin jashtë janë të imunizuar. Për shkeljen e karantinës qytetarët do të përballen me dënim 1450 euro. Nga 1 shkurti Austria do të jetë vendi i parë me vaksinim të detyrueshëm kundër Covid-19 për gjithë popullatën. Kohëve të fundit numri i të infektuarve të rinj ka pasur rritje të menjëhershme, me 11.500 raste të reja në nivel ditor./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia