Austri: Katër të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit

Katër persona humbën jetën pas rrëzimit të aeroplanit në Gruenau im Almtal, një fshat në Austrinë e Epërme. Sipas policisë është hapur një hetim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Autoritetet austriake thanë të shtunën se kanë gjetur trupat e katër personave pas rrëzimit të aeroplanit në Austrinë perëndimore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pak pas mesditës, aeroplani u rrëzua pranë Gruenau im Almtal në provincën e Austrisë së Epërme, thanë autoritetet.

Një operacion kërkimi në shkallë të gjerë nisi pas gjetjes së mbeturinave të aeroplanit në zonën malore, ku kishte pasur reshje të dendura bore.

Policia deklaroi se është nisur për aksidentin, dhe nuk dihet shkaku i rrëzimit si dhe destinacioni përfundimtar i fluturimit.

Ende nuk janë identifikuar viktimat.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share