close
RajoniVendi

AUSTRIA ANGAZHOHET PËR PRANIMIN E BP NË BE

KURZ

KANCELARI KURC: ËSHTË ME RËNDËSI VENDIMTARE

Kancelari austriak, Sebastian Kurc, ka deklaruar se aderimi Iivendeve të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Evropian është me rëndësi vendimtare për sigurinë dhe stabilitretin e Evropës. Sips tij, boshllëku në rajon i hap dyert ndikimit të vendeve si Kina dhe Turqia.

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurc, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që vendeve ballkanike t’ju ofrojë mundësi të vërteta për të aderuar në familjen evropiane para samitit Bashkimi-Evropian Ballkani Perendimor që mbahet në Bërdo të Sllovenisë. Portali ‘Euroactiv’ thotë se Kurc ka paraljmëruar mbështetjen e propozimit të Sllovenisë që vendet ballkanike të pranohen në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

‘Duhet të vazhdojmë që vendeve të Ballkanit Perendimor t’ju ofrojmë gjasë të besueshme për aderim,’ – ka deklaruar kancelari austriak duke saktësuar se kjo nënkupton mbështetjen ekonomike, por edhe të përpjekjeve për zbatimin e reformave. Sipas tij, vakumi në rajon ua hapë dyert vendeve të tjera, si Kina dhe Turqia, që të plotësojnë këtë boshllëk dhe të zgjerojnë influencën në kontinent./Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia