close
RajoniTop LajmeVendi

AUSTRIA PËRKRAH NEGOCIATAT ME TIRANËN DHE SHKUPIN

Karoline_Edtstadler_in_Brüssel_(49413644531)_(cropped)

VJENA BESIMPLOTË TEK LOBIMI I PARISIT NË POLITIKËN E ZGJERIMIT


Ministrja evropiane Karoline Edtstadler e shehë Francën si të vendosur për të marrë përsipër detyrat e vështira të presidencës gjashtë mujore të BE-së që nis me 1 Janar. Të paktën në hapjen e negociatave me Tiranën e Shkupin austriakët kanë besim tek Parisi që tashmë ka nderruar qasje për politikën e zgjerimit të BE-së. 

Austria ka besim se Parisi do ta marrë përsipër për gjashtë muajt e ardhshëm detyra të vështira siç është hapja e negociatave me Tiranën e Shkupin pavarësisht zgjedhjeve presidenciale që mbahen në Francë në muajin prill. “Padyshim që një shtet me kaq peshë në BE është në gjendje të veprojë”, thekson ministrja për çështje evropiane Karoline Edtstadler edhe pse sipas saj është një “akt i vështirë balancimi” për presidentin Mackron të përfaqësoje interesat e Evropës dhe jo ato vetike përpara zgjedhjeve.

 KAROLINE EDTSTADLER – MINISTRJA PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të nisin sa më parë dhe unë besoj në një vendim unanim të shteteve të BE-së vendim që nuk duhet nënvlerësuar nga  pikëpamja simbolike. Është një vendim që do të konfirmonte faktin se këto shtete po punojnë shumë me reformat e kërkuara. Ato kanë nevojë urgjente për sinjalin politik – veçanërisht për të shtuar besimin e qytetarëve të tyre sepse ne në fakt aktualisht jemi në planifikimin e të ardhmes së Bashkimit Evropian.

Edhe nën drejtimin e kancelarit të ri federal austriak  Karl Nehammer fokusi i Austrisë do të jetë edhe në politikën zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Austria ka lobuar shumë në Këshillin e fundit të Ministrave Evropianë ku në konkluzionet që u miratuan u dhanë nota pozitive  për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke ushtruar presion tek Bullgaria për heqjen sa më parë të vetos ndaj Shkupit. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia