close
Rajoni

AUTORITETET E KOSOVËS: DEKLARATA E VUÇIQIT – POLITIKE

Screenshot_5

Nuk ka pasur ndryshim të numrit të kamionëve serbë


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se ai e bëri “një pjesë të mirë të punës”, në furnizimin e serbëve në Kosovë për nevojat themelore, të paktën për muajin e ardhshëm, por si është arritur kjo ai nuk ka dashur të flasë. Mirëpo, autoritetet e Kosovës këtë deklaratë e quajnë politike duke thënë se nuk ka pasur ndryshime në lëvizjen e kamionëve me mallra serbë.

Pas asaj që Serbia e quajti krizë humanitare në veri të Kosovës, e Kosova e quajti inskenim, këto katër komuna veriore i janë kthyer normalitetit. Por për këtë presidenti i Serbisë ka një sqarim. Ai ka thënë për media serbe se Serbia e ka furnizuar veriun me mallra edhe për një muaj, por nuk ka treguar mënyrën e si.

Këtë ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala e quan deklaratë politike. Nëpërmjet telefonit Shala ka thënë për TV Klan se, me këtë deklaratë Vuciq e vërteton se ajo cfarë ndodhi ditë më parë në veri ishte inskenim për krizë humanitare nga Beogradi. Në doganën e Kosovës thonë se nuk ka pasur ndonjë ndryshim të numrit të kamionëve me mallra serbe që kanë hyrë në Kosovë.

Derisa ilegalisht janë të rralla rastet kur hasin dogana në mallrat e kontrabanduara, posaqërisht pas aksionit të policisë së Kosovës ku u arrestuan disa zyrtarë policor serb e shqiptarë për kontrabandim në veri.

Kosova i ka vënë 100 % taksë mallrave serbe e atyre boshnjake në nëntor të vitit të kaluar. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia