Autorja e “Si të vrasësh burrin tënd”, dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortit

71-vjeçarja Nancy Crampton Brophy është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtore për vrasjen e bashkëshortit me armë zjarri. Disa vite përpara se të vriste bashkëshortin, Nancy Crampton Brophy kishte shkruar një ese të titulluar “Si të vrasësh burrin tënd”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Crampton Brophy, 71 vjeç, u shpall fajtore për vrasjen e bashkëshortit muajin e kaluar. Brophy, një kuzhinier 63-vjeçar u vra më 2 Qershor të vitit 2018, teksa po bëhej gati për punë, në Institutin Kulinar të Oregonit në Portland. Ai u gjet i vrarë me dy plumba në kuzhinën e Institutit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Rasti tërhoqi shumë vëmendje për një ese që Crampton Brophy kishte shkruar vite përpara krimit, me titull “Si të vrasësh burrin tënd”.

Një gjyqtare vendosi kundër pranimit të esesë si provë në gjyqin e saj, sepse ajo ishte shkruar vite më parë si pjesë e një seminari. Por prokurorët nuk kishin nevojë për tekstin.

Prokurorët thanë se Crampton Brophy e kreu vrasjen e motivuar nga problemet me paratë dhe për të përfituar nga paratë e sigurimit të jetës.

Megjithatë, Crampton Brophy tha se ajo nuk kishte asnjë arsye për ta vrarë burrin e saj dhe problemet e tyre financiare ishin zgjidhur kryesisht duke arkëtuar një pjesë të planit të kursimeve të pensionit të Brophy.

Gruaja kishte në pronësi të njëjtën markë dhe model të armës së përdorur për të vrarë të shoqin dhe në sallë të gjyqit u shfaqën pamjet e marra nga kamerat e sigurisë ku ajo shfaqej duke shkuar e më pas duke u kthyer nga instituti i kuzhinës ku punonte i shoqi./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share