close
Vendi

AUTOSTRADA KËRÇOVË-OHËR GATI NË FUND TË VITIT 2023 OSE NË FILLIM TË 2024-ës

FA87E8F7-7DE1-4D04-BAB2-044705AD1B58

JANË ANGAZHUAR 356 MAKINERI NDËRTIMORE DHE 730 PUNËTORË


Ndërtimi I austostradës Kërçovë-Ohër është me prioritet për Qeverinë. Autoritetet e Qeverisë, thanë se sipas dinamikës së përcaktuar dhe intensitetit të ndërtimeve pritet që kjo autostradë të përfundojë në fund të vitit 2023 ose në fillim të 2024-tës. Një ekip I vecantë I Ministrisë për Transport dhe Lidhje dhe Ndërmarrjes për Rrugë Shtetërore janë duke punuar maksimalisht për projektet prioritare për të aftësuar trasenë komplete për punë.

BLAGOJ BOÇVARSKI – MINISTËR PËR TRANSPORT DHE LIDHJE

“20 projekte infrastrukturore janë gati kurse në 20 pozicione mund të punohet pa pengesa. Atë që e shohim në terren janë mbi 356 makineri ndërtimore dhe mbi 730 punëtorë që janë duke punuar për cdo ditë”

Drejtori I NP për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi bëri publike dinamikën e punës dhe koston e ndërtimit të autostradës Kërçovë Ohër.  

EJUP RUSTEMI – DREJTOR I NP PËR RRUGË SHTETËRORE

“Realizimi I përgjithshëm deri tani është 322.4 milionë euro. Realizimi në tremujorin e parë në 2021 është 5.14 milionë euro. Njëkohësisht ju theksoj se ndërtimet do të vazhdojnë në gjithë infrastrukturën rrugore edhe në periudhën që vjen”

Lidhur me protestat e banorëve të fshatit Strogomisht, të cilët kërkojnë që traseja e autostradës të dislokohet nga fshati I tyre, Rustemi premtoi se 4 kilometra do të dislokohen.

EJUP RUSTEMI – DREJTOR I NP

“I kemi marrë parasysh të gjitha vërrejtjet dhe jemi në përfundim e sipër që të fillojmë aktivitetet për ndryshimin e trasesë konform vërrejtjeve të banorëve, por në të njëjtën kohë duhet të kemi parasysh se me ndryshimin e trasesë mund të kemi vonesa në implementimin e projektit të mëtutjeshëm”

Kanë reaguar nga koalicioni ASH-AAA. Sipas tyre, Qeveria  duhet të jep llogari dhe të mbajë përgjegjësi për të gjitha dështimet në autostradën Kërçovë-Ohër.

ASH – AAA

Kjo autostradë me gjatësi prej 57 kilometrash, me vlerë prej 598 milion euro, filloi në vitin 2014 dhe sot pas 7 viteve është arritur vetëm 62% përparim në realizimin e punimeve. Në Qershor përfundon afati plotësues, ndërsa Qeveria paralajmëron edhe një propozim për aneks marrëveshje për vazhdimin e afatit, për një kohë që tanimë askush nuk është në gjendje ta planifikojë me saktësi.

Lidhur me zërat në opinion se për këtë autostradë nevojiten mjete plotësuese, Ministri për Transport dhe Lidhje ka theksuar se informacionet e këtilla nuk janë të sakta. Sipas tij çmimi është përcaktuar në vitin 2018 në 598 milionë euro dhe nuk bëhet fjalë për mjete shtesë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia