close
Top LajmeVendi

AUV: S`KA RASTE TË REJA ME ETHET AFRIKANE TË DERRAVE

thumbs_b_c_5adf20c1222da6745de1474083344574

VATRAT E INFEKTIMEVE NËN MBIKQYRJE TË RREPTË


 Pas konfirmimit të rastit të parë të sëmundjes së etheve afrikane të derrave më 6 janar,  në dy ferma në fshatin Dramçe në Dellçevë, ku u gjetën 14 derra të ngordhur.  Agjencioni i Veterinarisë dhe Ushqimit ka kumtuar që deri më tani nuk ka raste të reja me këtë sëmundje, dhe se ekipet e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, janë në terrenin e zonave të prekura me këtë sëmundje, për të bërë skanimin e situatës dhe kanë filluar depopulimin e derrave në fermat që janë 3 kilometra afër zonës së sëmurë.

Gjatë së Hënës në Komunën e Dellçevës është mbajtur një takim koordinativ për përballje me murtajën afrikane të derrave. Është marrë vendimi për eutanazionin e derrave në fermat që janë afër vatrave të konfirmuara kurse në diametër prej 10 kilometrave do të jenë nën kontroll të ashpër. Bëhet fjalë për qindra derra, kurse kafshët e asgjësuara do të groposen në një hapësirë të posacme afër deponisë së qytetit në Dellçevë.

AGJENCIA PËR USHQIM DHE VETERINARI

“Deri më tani nuk ka derra të ngordhur apo raste të reja të sëmundjes Ethet Afrikane të Derrave, ku laboratori vërtetoi dy fermë në fshatin Dramçe-Dellçevë. Ekipet e Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit, janë në terren në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale të Delçevës. Ambulantat veterinare kanë ndërrmarë masat për depopulimin e derrave në fermat që gjenden tre kilometra prej zonës së sëmundjes, me qëllim futjen në kontrollë të infeksionit”

Ndërkohë mbetet në fuqi ndalesa për shitjen e derrave në gjithë territorin e vendit dhe gjuetia e të gjitha llojeve të kafshëve të egra na Maqedoninë Lindore.

Murtaja afrikane e derrave është sëmundje ekstremisht infektuese, që nuk është e rrezikshme për njeriun, por mund të shkaktojë pasoja të mëdha ekonomike për këtë industri. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia