close
Rajoni

AVIONË GREKË NË MAQEDONINË E VERIUT

Screenshot_7

Avionë luftarakë grekë do të monitorojnë tash e tutje hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut.

Procesi i quajtur Air Policing, që realizohet në kuadër të NATO-s, parashikon interceptimin e avionëve që synojnë kryerjen e akteve terroriste ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja përkatëse u nënshkrua në Selanik, nga shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura greke, gjeneral Christos Christodoulou dhe homologu i tij nga vendi fqinj gjeneral lejtnant Vasko Gjurçinovski.

Në fakt, ishte një akt i paralajmëruar menjëherë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës.

Mediat greke e kanë përshëndetur marrëveshjen, duke theksuar se në këtë mënyrë Greqia mënjanoi lojtarë të tjerë, si Bullgaria apo Turqia, që gjithashtu synonin të merrnin përsipër monitorimin e hapësirës ajrore të Maqedonisë së Veriut.

Me marrëveshjen e tanishme, shkon në tre numri i shteteve ballkanike, hapësira e të cilëve monitorohet nga avionë grekë. Përveç Maqedonisë së veriut, ato janë Shqipëria dhe Mali i Zi. /Robert Goro, Athinë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia