close
Bota

AVIONI BIE MBI SHINA, POLICËT SHPËTOJNË MREKULLISHT PILOTIN (KUJDES, PAMJE TË RËNDA)

avioni-piloti

Policët në Los Angelos, SHBA kanë arritur të shpëtojnë mrekullisht një pilot nga një avion i cili ishte rrëzuar disa sekonda para se të goditej nga një tren që po afrohej.

Videoja dramatike tregon tentativën e policisë për të nxjerrë njeriun nga avioni, i cili ishte detyruar të bënte ulje emergjente mbi shinat e trenit.

Sipas mediave lokale, piloti, i cili ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Departamenti i Policisë në Los Angelos vlerësuan “heroizmin” dhe “ veprimet e shpejta” të efektivëve të policisë që “i shpëtuan jetën” pilotit.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia