close
Vendi

AVOKATËT E MIJALKOVIT KËRKOJNË NDIHMË NGA IZRAELI

Mi-alkov

“ËSHTË ABSURDE POHIMI I GJYKATËS SË MIJALKOVI DO TË ARRATISET”

Ekipi I avokatëve të Sasho Mijalkovit kërkon ndihmë nga Izraeli gjatë mbrojtjes së klientit të tyre. Ata I kanë dërguar një letër ambasadorit izraelit të ngarkuar për RMV-në, Ilan Mor, ku kërkojnë të reagojnë për paraburgimin e ish-Shefit të DSK-së.

Gjykatësit si aryse për përcaktimin e paraburgimit kanë përmendur se Mijalkovi gjatë kohës kur ishte Drejtor në DSK ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet izraelite të intelegjencës dhe pikërisht ata mund t`I mundësojnë arratisjen nga vendi.

ZVONKO DAVIDOVIQ – AVOKAT

“Kjo është absurde dhe është dicka që deri tani nuk është parë, të paktën në vendimet. Për këtë duhet dëshmi. Është hera e dytë që Prokuroria vepron në këtë mënyrë. Këtë herë kemi emrin e shtetit që përmendet dhe për këtë shkak shkojmë në këtë mënyrë të kontrollojmë dhe t`I tregojmë opinionit për nivelin e gjyqësorit”

Sasho Mijalkovi të Mërkurën, me 11 milionë euro garanci, së pari ishte liruar nga paraburgimi për rastin “Arka”, kurse më pas mori paraburgim të ri për rastin “Tokat në Vodno”, proces gjyqësor që është në procedurë e sipër. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia