Avokati i Popullit: Orëmatësit të lexohen katër herë brenda vitit

NË DISKUTIM EDHE OPSIONI PËR PAGESË TË RRYMËS NË 12 KËSTE

EVN-ja brenda vitit, katër herë të bëjë leximin e orëmatësve të rrymës elektrike, për shkak se qytetarët ankohen për fatura joreale. Ka qenë kjo kërkesa e Avokatit të Popullit, Naser Ziberi, pas takimit me kreun e KRRE-së, Marko Bislimovski. Nga Komisioni kanë paralajmëruar se do të bisedojnë me elektrodistribucionin që të paushalli dhe pagesa vitin e ardhshëm të bëhet me këste, raporton KlanMacedonia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të obligohet operatori që orëmatësit e energjisë elektrike të lexohen së paku katër herë në vit, kurse sipas nevojës edhe më shpesh – ka deklaruar Avokati I Popullit, Naser Ziberi, pas takimit me Kryetarin e Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski.

“Iniciativën e dorëzuam në komisionin rregullator, për të rishikuar rregulloren e cila sipas situatës aktuale thotë se operatori ka detyrim një herë në vit të lexojë njësitë matëse, mendojmë se ky detyrim shkakton probleme serioze për qytetarët dhe për këtë arsye kërkuam ndryshim dhe nga dy takimet që patëm kemi ardhur në përfundimin se rregullatori do të ndryshojë dhe komisioni rregullator do të propozojë që të paktën 4 herë në vit, në një periudhë tre mujore të lexohen njësitë matëse të energjise elektrike.” – tha Naser Ziberi, avokat i popullit.

Sipas rregullativës aktuale, orëmatësit janë lexuar një herë në vit, kurse Kryetari I Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, ka theksuar se për diskutim është vënë opsioni për pagesën e rrymës në 12 këste.

“Rekomandohet që të bëhet më shpesh, vecanërisht gjatë muajve të dimrit. Ëdhtë vënë edhe opsioni I pagesës së rrymës në 12 këste. Të shihet se sa është harxhimi vjetor I rrymës për një amvisëri, që të mos ndodh që gjatë dimit të paguajnë 8.000 denarë kurse verës 1.500” – deklaroi Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

Avokati I Popullit dhe Kryetari I Komisionit Rregullator për Energjetikë kanë vlerësuar se nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën ndryshimet e propozuara të sistemit tarifor për furnizuesin universal dhe vendosja e katër bllok-tarifave për tarifën e lartë ditor të energjisë elektrike respektivisht për rrymën e shtrenjtë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share