close
Top LajmeVendi

AVRAMOPULOS: “QËNDROJ NË VEND EVROPIAN”

Screenshot_8

Për migracionet, antiterrorin dhe sigurinë biseduan ministrat nga be dhe nga Ballkani Perëndimor


Migracionet, kushtet e emigrantëve dhe lufta kundër tregtisë ilegale me njerëz, terrorizmi dhe risocializimi i luftëtarëve të kthyer nga luftërat në Lindjen e afërt – të gjitha këto çështje ishin në fokus të ditës së dytë të Forumit të ministrave në mes BE-së dhe vendet e Ballkanit perëndimor.

Vala e emigrantëve nga Lindja e afërt drejt Evropës në vitin 2015, vendosi dialog I cili me vite vazhdon të mbahet me qëllim si BE-ja ashtu edhe vendet e Ballkanit perëndimor të përballen me valë të re eventuale të emigrantëve. Për momentin, sipas burimeve zyrtare përsëritja e valës së tillë nuk pritet, megjithatë migracionet, tregtia me njerëz, lufta kundër terrorizmit dhe kthimi I luftëtarëve nga konfliktet ishin temat kryesore në sesionin e sotëm të Forumit dyditësh të ministrave BE-Ballkani perëndimor, që mbahet në Shkup.

“Jemi të përkushtuar në mbështetjen e partnerëve tonë nga Ballkani perëndimor, për migracionet mbështetja e plotë financiare është 390 milionë euro. Nevojat e refugjatëve dhe të emigrantëve janë në qendër të përpjekjeve tona për sigurimin e mbrojtjes, ushqimit, ujit të pastër, kujdesit shëndetësor dhe kulmit mbi kokë. Dëshirojmë që të gjithë refugjatët dhe emigrantët të jenë të vendosur në kapacitete të përshtatshme.” –tha Dimitris Avramopulos, Komisioner i BE-së për Migracione.

Në pyetjen çfarë nga gjithë kjo duhet të bëjë Maqedonia e Veriut, nëse Evropa jep para për ndërtimin e kampeve të refugjatëve, çështje e cila disa herë ka ngritur shqetësim në qarqe të caktuara, nikoqiri i takimit, ministri Oliver Spasovski theksoi se qeveria nuk ka plane për ndërtimin e kampeve të emigrantëve.

“Ne kemi dy qendra tranzitore në Maqedoninë e Veriut, njëri në jug, tjetri në veri të vendit. Ato të dyja do të mbijetojnë. Nuk kemi indikacione se mund të ketë valë emigrantësh të tilla si në vitin 2015, megjithatë duam të jemi të përgatitur.” – deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Përveç këtyre temave, mysafirët nga Bashkimi Evropian, si komisionerët për drejtësi dhe për migrtacione, ashtu edhe ministrat finlandezë të drejtësisë dhe të punëve të brendshme, si kryesues me BE-në, iu kthyen edhe çështjes së negociatave aderuese, duke dhënë mbështetje të hapur për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë, për fillim të negociatave. Mesazhi më i rëndësishëm politik në këtë kontekst ishte ai i komisionerit grek Avramopulos, i cili nga një dhjetori largohet nga detyra.

“Jam këtu në tokë evropiane. Në rajon që i përket Evropës, historikisht, politikisht dhe në aspekt kulturor. E vetmja e ardhme reale dhe logjike për tërë rajonin është ajo evropiane, sepse ato janë pjesë e Evropës. Kolegëve të BE-së që janë skeptikë ose kanë frikë nga ky proces, i paralajmëroj se më shumë duhet të kenë frikë nga e kundërta, nga largimi i partnerëve tonë më të afërt.” -shprehet Dimitris Avramopulos, Komisioner i BE-së për Migracione.

Në fjalët e drejtuara kolegëve evropianë, posaçërisht Francës, e cila e bllokoi procesin aderues për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë në tetor, Avramopulos thekson se është në interest ë Evropës ky rajon i ndjeshëm historikisht sa më shpejt të bëhet “paradigmë për bashkëpunim, paqe, stabilitet dhe përparim”. Ky duhet të jetë prioritet strategjik politik I Be-së, shtoi komisioneri i BE-së, duke shprehur optimizëm se liderët e BE-së do ta rishqyrtojnë vendimin për fillim të negociatave aderuese me Shkupin dhe Tiranën. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia