close
Bota

AZERBAJXHAN: GAZETARES ISMAYILOVA I ZVOGËLOHET DËNIMI ME KUSHT

8C765DAE-2D6E-4A2E-BF43-28A8CBEC59CF_w987_r1_s

Ismayilova ishte arrrestuar në dhjetor të vitit 2014 dhe në shtator të vitit 2015 është dënuar me 7.5 vjet burg, pasi Gjykata për Krime Serioze e shpalli fajtore për fshehje të taksave, keqmenaxhim të pasurisë, keqpërdorim të pozitës dhe ndërmarrësi ilegale.

Ajo është liruar nga burgu në maj të këtij viti, pasi Gjykata Supreme e Azerbajxhanit i ktheu dënimet për akuza të keqmenaxhimit të pasurisë dhe keqpërdorim të pozitës, por i ka mbajtur dënimet për ndërmarrrësi ilegale dhe evazion të taksave.

Gjykata e reduktoi dënimin e saj në dënim me kusht prej 3.5 vjetësh.

Rasti kundër gazetares Ismayilova është parë si hakmarrje për raportimin e saj investigativ, për të cilin është shpërblyer, me ç’rast e ka lidhur familjen e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, me korrupsion. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia