close
Rajoni

B e H: PANIK NGA VRASËSI SERIAL

Screenshot_2

Njësitë speciale të Bosnjë Hercegovinës janë në kërkim të një vrasësi të shumëfishtë i cili është duke shkaktuar panik në mesin e popullatës. Ai dyshohet se mbrëmë ka vrarë një polic në detyrë, kurse paraprakisht ka vrarë edhe një person tjetër dhe nënën e tij.

Në vendin Ushivak në afërsi të Haxhiqit në Bosnjë Hercegovinë, mbretëron frikë tek popullata për shkak të arratisjes së një vrasësi serial, i cili dyshohet se mbrëmë ka vrarë edhe një polic – njoftojnë mediat e Bosnjës. Sic thuhet, rrugët janë ta zbrazëta, kurse njerëzit janë të mbyllur nëpër shtëpitë. Mbrëmë është vrarë edhe një polic 48 vjecar, kurse supozohet se veprën e ka bërë pikërisht i arratisuri. Siç shkruajnë mediat boshnjake bëhet fjalë për Edin Gaçiq.

Një numër i madh i policëve janë duke zhvilluar kërkime në vendngjarje, kurse në këtë aksion marrin pjesë edhe helikopterët. Sips Ministrisë së Brendshme, ekipe të shumta mbrëmë kanë hetuar terrenin rreth vendit të vrasjes. Polici i vrarë ishte gjetur mbrëmë në një fshat, derisa ka qenë duke bërë roje në një poligon për trajnim të policëve. Trupin e tij të pajetë e kishte gjetur kolegu i tij. Para gjashtë ditëve, Gaçiq kishte vrarë një person tjetër, pas çka ishte shpallur fletarresti kundër tij, kurse popullata është duke kërkuar ndihmë. Paraprakisht ai kishte vrarë edhe nënën e tij. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia