close
Rajoni

B e H: PËRMBYTJE NË SARAJEVË, SHUMË LAGJE PA RRYMË ELEKTRIKE

bs

Shirat e rrëmbyeshme që goditën pjesë të Bosnjë e Hercegovinës kanë shkaktuar përmbytje, ndërprerjen e trafikut dhe furnizimit me rrymë elektrike, madje edhe evakuimin e popullsisë. Rreth Sarajevës, janë përmbytur shumë lagje, kurse pjesë të mëdha të qytetit kanë mungesë të rrymës elektrike.

Elektrodistribucioni I shtetit ka njoftuar se rreshjet e rrëmbyeshme kishin penguar ekipet e tyre t`i riparojnë defektet.

Për shkak të përmbytjeve, autoritetet kanë urdhëruar evkauimin e popullsisë në lagjen e Sarajevës Otis si dhe në qytetin Konjic.

Sipas metereologëve, rreshjet do të vazhdojnë deri të dielën, që ka shkaktur frikë tek popullata se mund të përsëriten përmbytjet katastrofike të vitit 2014./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia