close
Showbiz

BABAI I DAVID BECKHAM MARTOHET NË MOSHËN 70-VJEÇARE

ted

Për Ted Beckham “Asnjëherë nuk është vonë për asgjë”. Babai i David Beckham u martua me të dashurën e tij 62-vjeçare, milioneren Hillary Meredith në moshën 70-vjeçare në një ceremoni private në Londër.

Kjo është martesa e dytë e Ted Beckham, pasi ai u divorcua nga nëna e futbollistit, Sandra, në vitin 2002, pas 33 vitesh martesë.

Të dy janë takuar në vitin 2019, kur ajo punonte për veteranët e ushtrisë në Broughton House Veteran Care Village, ndërsa në Mars të vitit të kaluar vendosën të fejoheshin pavarësisht kushteve të vështira të vendosura nga karantina.

Natyrisht që familja e famshme Beckham  nuk do të mungonte në këtë event të lumtur. Në dasmën e tij morën pjesë David dhe Victoria Beckham, si dhe 3 nga 4 fëmijët e tyre. Romeo, Cruz dhe Harper. Djali i tyre i madh, Brooklyn, nuk ka mundur ta urojë gjyshin e tij, pasi ai aktualisht ndodhet në Amerikë.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia