close
RajoniTop LajmeVendi

Baerbock: Deri në korrik të nisin negociatat me Shkupin dhe me Tiranën

Screenshot_13

NGA SOFJA NUK KA SINJALE PËR HEQJEN E VETOS

Ministrja Gjermane e Punëve të Jashtme thotë se negociatat aderuse me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë duhet të fillojnë në gjysmën e parë të këtij viti. Analena Baerbock konsideron se është jashtëzakonisht e rëndësishme  që BE-ja të mos i zhgënjejë, jo vetëm Ukrainën, por edhe vendet të cilat për një kohë të gjatë të ardhmen e tyre e shohin në familjen evropiane, para së gjithash Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tashmë ka paralajmëruar se vendi dëshiron të dalë nga “pakoja” me Maqedoninë e Veriut dhe vetë t’i fillojnë negociatat, skeptik se së shpejti do të tërhiqet vetoja bullgare që u bë pengesë për Maqedoninë e Veriut. Në koalicioni  qeveritar në Sofje paraqiten dallime gjithnjë e më të mëdha në raport me “çështjen maqedonase”.

Analena Berbok, shefja e diplomacisë gjermane, theksoi se ka biseduar me kolegen e saj bullgare  dhe shtoi se shpreson që dallimet e mbetura në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mund të zgjidhen.

ANALENA BAERBOCK, MINISTRE E PUNËVE TË JASHTME, GJERMANI

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të mos i zhgënjejmë jo vetëm Ukrainën, por edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat të ardhmen e tyre për një kohë të gjatë e shohin në BE, ta mbajmë premtimin tonë për anëtarësim në BE. Para së gjithash Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, është përgjegjësia jonë t’i fillojmë negociatat aderuese ne gjysmën e parë të këtij viti.”

Dje, në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Sholc, Kryeministri Edi Rama theksoi se vendi i tij do të kërkojë ndarje nga “pakoja e përbashkët” me Maqedoninë e Veriut, në qoftë se negociatat nuk fillojnë në qershor, duke vlerësuar se vetoja bullgare mund të zgjasë. Këtë e mbështesin 65% e qytetarëve në Shqipëri, shtoi Rama.

EDI RAMA, KRYEMINISTËR, SHQIPËRI

“Deri në qershor do të vazhdojmë të jemi në një linjë me Maqedoninë e Veriut, kur mendojmë se të dyja venet duhet të marrin dritë jeshile. Në qoftë se Bullgaria e bllokon rrugën në qershor, do të kërkojmë ndarje sepse është e pamundur të përballemi për një kohë të gjatë.”

Nga Sofja për momentin nuk ka sinjale se deri në qershor do të hiqet vetoja për negociata aderuese të Maqedonisë së Veriut. Përkundrazi, Kryeministri Kiril Petkov ka hasur në qëndrim të ngurtë jo vetëm nga ana e Presidentit të shtetit Rumen Radev, por edhe nga dy parti nga koalicioni qeverisës katëranëtarësh, socialistët e Kornelija Ninovës dhe “Ka një popull të tillë” të shoumenit Slavi Trifonov.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia