close
Bota

BAJDEN: NJË MINUTË HESHTJE PËR 500 MIJË JETËT E HUMBURA

F48C6308-900A-4AEF-AB19-9D807FDCFEE2

NË SHBA, NUMRI I VIKTIMAVE MË I LARTË NË BOTË


Presidenti Xho Bajden u bëri thirrje amerikanëve të mbajnë një minutë heshtje të hënën për të përkujtuar 500,000 njerëzit që kanë humbur jetën në SHBA nga COVID-19.

XHO BAJDEN – PRESIDENT I SHBA-ve

“Sot ne shënojmë një moment me të vërtetë të zymtë, pikëllues – 500.071 të vdekur. Janë më shumë amerikanë që kanë vdekur brenda një viti në këtë pandemi sesa në Luftën e Parë Botërore, në Luftën e Dytë Botërore dhe në Luftën e Vietnamit së bashku”,

Presidenti Bajden ka urdhëruar që të gjithë flamujt në pronat federale dhe objektet ushtarake të ulen në gjysmë shtize për pesë ditët e ardhshme, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jens Psaki.

Në Katedralen e Uashingtonit të hënën ranë kambanat për të përkujtuar viktimat e pandemisë.

Ndërkohë, në të gjithë vendin, vaksinat dhe ulja e rasteve të infeksionit po ngjallin shpresën se jeta së shpejti mund të kthehet në normalitet.

Numri i të vdekurve në SHBA nga koronavirusi është deri tani më i larti në botë dhe shifra mund të jetë edhe më e lartë, duke parasysh rastet që nuk janë llogaritur, veçanërisht në fillim të epidemisë.

Megjithatë, javët e fundit, rastet dhe shtrimet në spital kanë rënë, ndërsa rritet numri i vaksinimeve. Megjithatë një nga çështjet e diskutueshme është rihapja e shkollave.

Kur mori detyrën në janar, Presidenti Joe Biden, vendosi objektivin për rihapjen e shkollave fillore dhe tetëvjeçare deri në fund të prillit. Ai po i kërkon Kongresit 130 miliardë dollarë për të përmirësuar mjediset shkollore, për të punësuar më shumë mësues dhe për masa të tjera për klasa më të sigurta./VOA/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia