close
Bota

Bajdeni akuzon Putinin për gjenocid në Ukrainë

Joe-Biden-s-Russia-excuse-as-President-said-Putin-would-love-US-to-stay-in-Afghanistan-1573538

NUK HAPEN KORRIDORE HUMANITARE, LUFTA ZHVENDOSET NË LINDJE

Presidenti amerikan Joe Biden ka konfirmuar për mediat se ka përdorur fjalën “gjenocid” për të përshkruar veprimet ruse të Vladimir Putin në Ukrainë. Kjo fjalë ishte përdorur më parë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, por asnjëherë nga administrata amerikane.

JOE BIDEN – PRESIDENT I ShBA-së

“Po, thashë gjenocid, sepse tani është gjithnjë e më e qartë. Është ndryshe nga java e kaluar, provat po grumbullohen për gjërat e tmerrshme që rusët po bëjnë në Ukrainë. Ne do t’i lëmë avokatët, që ndërkombëtrisht, të vendosin nëse është gjenocid, por sipas mendimit tim duket si I tillë.”

Zëvendëskryeministria e Ukrainës ka deklaruar këtë mëngjes se nuk ka qenë e mundur të hapen korridoret humanitare sot për evakuimin e civilëve në qytetet e rrethuara. Iryna Vereshchuk vuri në dukje se po punon vazhdimisht për t’i rihapur ato.

Ndërkohë, zëdhënësi I Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka thënë se dje, në rajonin e Mariupolit, janë dorëzuar 1.026 ushtarë ukrainas duke shtuar se në mesin e tyre janë 162 oficerë dhe 47 gra. Televizionet ruse kanë publikuar pamje për të cilat thonë se tregojnë dorëzimin e ushtarëve ukrainas, kurse 151 ushtarë të plagosur janë dërguar në spitalin e Mariupolit. Pohimet ruse nuk janë verifikuar nga burime të pavarura. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia