close
bajrami-empoli

Zinedine Zidane është idhulli që frymëzon mesfushorin sulmues të kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami. Në intervistën për italianen ‘Gazzetta dello Sport’, 22-vjeçari foli pa dorashka, teksa zbuloi rolin që i pëlqen te Empoli, si dhe trajtimin që ka nga trajneri Andreazoli.

“Të gjithë luajmë si ekip. Ka gëzim dhe miqësi dhe të gjithë shkojmë mirë me njëri-tjetrin. Gjithmonë drekojmë sëbashku. Trajneri më kërkon që të marr pjesë shpesh në duelet një për një. Modeli im ka qënë gjithmonë Zidane. Është ai që më frymëzon dhe lojtari që dua të ndjek gjurmët e tij. Në fushë jap maksimum, ndërsa mes asisteve dhe golave preferoj më shumë të shënoj”.

Bajrami dërgoi edhe një sinjal për trajnerin e kombëtares, Edi Reja, teksa pranoi se i pëlqen së tepërmi të aktivizohet në skemën 4-3-3. “Preferoj të luaj si mesfushor sulmues, por kam luajtur edhe si mesfushor i majtë. Fillimet e mia në Zvicër ishin në taktikën me tre sulmues. Këmba ime e preferuar është e djathta, por shpresh përdor të majtën”.Këtë sezon, 22-vjeçari i kombëtares sonë ka kontribuar me 3 gola dhe 3 asiste për Empolin që gjendet në mesin e tabelës së klasifikimit.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia