close
BotaTop Lajme

BALDWIN GJATË XHIRIMEVE VRET NJË GRUA DHE PLAGOS REGJISORIN

baldwin

VAZHDON LISTA E VIKTIMAVE NË SKENAT E FILMIT NË HOLIVUD

Superylli i Holivudit, Alec Baldwin, duke qëlluar me pushkë – rekuizitë gjatë xhirimeve të një filmi, e ka vrarë drejtoreshën e fotografisë Halyna   Hutchins dhe ka plagosur rëndë edhe një person tjetër. Policia në Nju Meksiko vazhdon hetimet për të zbuluar si ka ndodhur incidenti kaq i rëndë me pushkë me plumba qorr.

 

Një grua kinematografe është vrarë, ndërsa regjisorja është plagosur rëndë gjatë xhirimeve të filmit “Rust” në të cilin në rolin kryesor luan aktori Alec Baldwin. Policia në Santa Fe, në Nju Meksiko, thotë se incidenti ka ndodhur kur Baldëin ka qëlluar më pushkë që përdoret në industrinë e filmit. Në fotografitë e para që kanë arritur, pas marrjes në pyetje nga ana e policisë, Baldëin ishte i tronditur pasi mori vesh lajmin. Është vrarë 42-vjeçarja Halyna Hutchins, ndërsa është plagosur rëndë regjisorja 48-vjeçarre Joel Souza, e cila menjëhetë është bartur në spital.

ZYRA E SHERIFIT, SANTA FE

“Sipas hetimit, duket se në skenën që është filmuar është gjuajtur me armë rekuizitë. Detektivët hetojnë si dhe me çfarë lloji të municionit është gjuajtur. Hetimi është i hapur.”

Hutchins ka qenë drejtoreshë e fotografisë edhe në filmin “Archenemy”, i prodhuar në vitin 2020. Kolegu i saj, regjisori i filmit Adam Egypt Mortimer në Tuitter ka shprehur keqardhje.

 

ADAM EGYPT MORTIMER, REGJISOR

“Jam i pikëlluar për humbjen e Halynës dhe jam shumë i zemëruar për shkak të asaj që ka ndodhur në set. Ajo ishte talent briliant, e përkushtuar plotësisht në art dhe në film.”

“Rust” është film kaubojsh, ndërsa tregon për ngjarjet e viteve 1880. Në rolet kryesore krahas Baldwin interpretojnë edhe Travis Fimmel dhe Jensen Ackles. Holivudi ka pasur edhe incidente të tjera me pasoja fatale gjatë kohës së xhirimeve. Në vitin 1982 tre persona humbën jetën pas xhirimeve të filmit “Twilight Zone”. /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia