close
Top LajmeVendi

”Ballkani i hapur”: Integrimi në BE – çështje strategjike dhe e sigurisë

fewefefwefw (7)

FTESË VENDEVE TJERA TË RAJONIT T`I BASHKOHEN NISMËS

Nisma “Ballkani I Hapur” paraqet angazhimin tonë për rajon stabil, paqën, për bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik. Është angazhimi ynë për jetë më të mirë për qytetarët e rajonit. Ishte ky mesazhi I Kryeministrit Dimitar Kovaçevski në hapje të Samitit në Ohër, përcjellë KlanMacedonia.

Lufta në Ukrainë, sic tha Kovaçevski, paraqet rrezik për ndikimin e palëve të treta në rajon.

“Qëllimi ynë politik është I qartë dhe I vetëm – Ballkani Perëndimor patjetër të bëhet pjesë e BE-së. Lënia e zbrazëtirës gjeostrategjike në pjesën tonë të Evropës nuk është opsion. Ne jemi ata që duhet ta plotësojmë atë zbrazëtirë dhe për këtë shkak ekziston “Ballkani I Hapur” që është një nismë autoktone e krijuar nga institucionet tona” – Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq prezantoi idenë për formimin e grupeve të punës për ushqim dhe energji, duke ftuar edhe Malin e Zi, Bosnjë e Hecegovinën dhe Kosovën të marrin pjesë në këto grupe punuese.

“Dua të them se thebi I kësaj nisme është të formohen grupe pune tani ose në takimin e radhës që dua të jetë në Serbinë Jugore, me cka do të aktivizoheshin qeveritë të tejkalohen problemet e gjithë rajonit me krizën energjetike dhe legjislativën financiare dhe kulturore” – tha Vuçiq

Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama, ka ironizuar Bashkimin Europian për mos hapjen e negociatave të anëtarësimit. Kreu i qeverisë shqiptare e konsideroi këtë proces si një “dasmë” ku vendet e Ballkanit janë “burri” kurse BE-ja është “gruaja”.

“Dikur kur shkoja në Bruksel, shkoja të merrja inkurajime, tani duket se unë duhet t`i inkurajoj. Ballkani nuk do të vdes, aq më tepër “Ballkani I hapur” nuk do të vdes. Shohim zhvillimet në Ukrainë. E dijmë se Serbia dhe Rusia kanë marrëdhënie të afrtëa, e dijmë se Beogradi dhe Prishtina kanë cështje të hapura. Por, jemi të bindur se këto gjëra mund t`i tejkalojmë vetëm nëse afrohemi dhe bashkëpunojmë” – tha Edi Rama.

Ne duhet ta ndryshojmë rajonin – tha Kryeministri I Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Brukselin, sado që ta kritikojmë, për një gjë ka të drejtë. Nuk duhet që cështjet e hapura të hyjnë në BE – u shpreh Abazoviq duke bërë thirrje që politikat e konflikteve të zëvendësohen me bashkëpunim e miqësi.

“Jam I sigurt se liderët e rajonit mund të ulemi dhe cdo cështje të hapur ta zgjidhim dhe ta bëjmë që kjo pjesë e botës t`i takojë bashkësisë evropiane. Duhet ta ndryshojmë mendimin kurse përmes “Ballkanit të Hapur” të dërgojmë mesazhi optimiste të bashkëpunimit ekonomik, turistik si rrugë e drejtë për t`u dëshmuar para qytetarëve tanë dhe para Brukselit dhe Uashingtonit” – deklaroi Abazoviç

Në Bosnjë e Hercegovinë, fatkeqësisht nuk ka konsensus për “Ballkanin e Hapur”. Shkaqet janë politike – tha Kryesuesi I Këshillit të Ministrave të B e H, Zoran Tegeltija duke shpresuar se do të jetë I fundit nga ky vend që në “Ballkanin e Hapur” do të vijë si mysafir.

“Jam këtu për shkak se jam I bindur se kjo nismë do të rezultojë me “bum” ekonomik në rajon. Jam I bindur se Sarajeva së shpejti do të jetë anëtare e “Ballkanit të Hapur”. Për këtë shkak u bëj thirrje aktorëve politik të rajonit t`i hapin kufijtë që të ketë lëvizje të lirë për njerëzit dhe kapitalin. Vetëm kështu mund t`I ndihmojmë vetes dhe BE-së” – tha Zoran Tegeltija.

Integrimi në BE tashmë është ngritur në cështje strategjike dhe të sigurisë. Ky ishte mesazhi I hapjes së Samitit “Ballkani I Hapur” në Ohër, me thirrje të hapura edhe për vendet tjera të rajonit që t`i bashkangjiten kësaj nisme. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia