“Ballkani i Hapur’ mblidhet në Tiranë për krizën energjitike

Plan i përbashkët për menaxhimin dhe reagimin e fatkeqësive, aksidenteve dhe mungesës së ushqimit

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosur ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës në mënyrë që ta përballojnë së bashku krizën energjetike në kuadër të “Ballkanit të Hapur”. Në takimin e mbajtur në Tiranë u theksua se siguria energjetike e rajonit në kushte krize kërkon solidaritet, lidhje dhe punë të përbashkët në projekte strategjike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Përveç zgjidhjes së problemeve aktuale të furnizimit, tre shtetet synojnë investime të përbashkëta, të cilat do ta bëjnë të gjithë rajonin më eficient dhe të qëndrueshëm në energji. Shtetet pjesëmarrëse  të “Ballkanit të Hapur” ranë dakord jo vetëm për lidhjen e tregjeve, por edhe për balancimin e përbashkët, i cili është i nevojshëm në të gjitha vendet e rajonit.

Javën e ardhshme ekspertët pjesë e grupit të punës do të paraqesim para presidentëve dhe kryeministrave të tyre propozime konkrete për investime të përbashkëta, qofshin ato termocentrale diellore, termocentrale me erë, balancim të përbashkët, lidhje me tregun, ndërlidhjet e gazit apo ndoshta edhe objektet nëntokësore të depozitimit të rezervave.

Gjithashtu janë hapur mundësitë për bashkëpunim dhe lidhje me funizimin me gaz nga terminali i Vlorës si dhe për lidhje më të mirë në rajon përsa i përket rrjetit të tensionit të lartë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share