close
Top LajmeVendi

“BALLKANI I HAPUR”: PËRPLASJE PENDAROVSKI – ZAEV

sengen-2

Presidenti Stevo Pendarovski dhe Kryeministri në dorëheqje Zoran Zaev kanë hyrë në një konflikt të hapur rreth inicitivës “Ballkani i Hapur”. Të Mërkurën në Prishtinë, Presidenti Pendarovski e vlerësoi këtë projekt si të “mangët” kurse Zaevi I replikoi se nuk është kompetentë për përfitimet kyçe nga projekti.

“Është e pakuptueshme kur një reagim I këtillë negativ vjen nga njeriu I parë I shtetit I cili duhet të jetë edhe I pari në mbrojtjen e interesave të qytetarëve. Në RMV, Presidenti nuk ka asnjë ingerencë në pjesën e lehtësimit të procedurave doganore, në pjesën e One Stop Shop kalimeve kufitare, në pjesën e pranimit të lejeve të punës dhe diplomave” – ka deklaruar Kryeministri në dorëheqje Zoran Zaev për TV 21.

Pendarovski nismën e ka quajtur si të “mangët” për shkak se në të marrin pjesë vetëm tri vende të rajonit; Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe se qëndrimin e njëjtë, tashmë dy vite, e ndanë me bashkëbiseduesit e huaj.

Kryeministri Zaev vlerëson se qëndrimi negativ I Pendarovskit nuk do ta dëmtojë nismën, por pret nga shefi I shtetit ta ndryshojë këtë qëndrim.

“Unë jam I befasuar që Pendarovski i ndryshoi qëndrimet e tij për këtë nismë, para së gjithash, ekonomike, por nuk do të surprizohem kur sërish do të ndryshojë mendje për ta mbështetur në interesin e qytetarëve” – ka thënë Zaevi.

Por, nga Kabineti I Presidentit Pendarovski, përmes një deklarate bënë të ditur se Pendarovski, jo vetëm se nuk do ta ndryshojë qëndrimin, por përsëritën se ky qëndrim tashmë me vite të tëra është I njohur për Zaevin.

“Presidenti Pendarovski asnjëherë nuk ka qenë kundër përforcimit të proceseve ekonomike, lehtësimit të procedurave doganore, qarkullimit të lirë të njerëzve dhe kapitalit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por, fakti që gjysma e vendeve të rajonit nuk janë pjesë e nismës “Ballkani i Hapur” objektivisht kufizon potencialin e saj” – thonë nga Kabineti I Presidentit Pendarovski.

Në fillim të javës së ardhshme, në Tiranë, do të mbahet takimi I ardhshëm I nismës ku do të marrin pjesë Kryeministri shqiptar Edi Rama, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri Zoran Zaev./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia