close
Rajoni

“BALLKANI I HAPUR”, VUÇIÇ DO TË VIZITOJË TIRANËN NË DATAT 20 DHE 21 DHJETOR

Rama-vucic-dhe-dimitrov.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të vizitojë Tiranën në datën 20 dhe 21 Dhjetor. Sipas mediave serbe Vuçiç do të jetë në Tiranë për nismën “Ballkani i Hapur”, ku takimet këtë herë do të mbahen në Shqipëri.

Takimi është organizuar nga Kryeministri Edi Rama dhe do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Takimi i mëparshëm në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” u mbajt në fillim të Nëntorit në Beograd.

Takimi  që do të mbahet javën e ardhshme në Tiranë, u paralajmërua nga Vuçiç gjatë takimit në Beograd. Në këtë takim pritet të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia