close
Rajoni

BALLKANI ME SHIFRAT MË TË LARTA TË COVID-19 NË EVROPË

bul

B e H ME VDEKSHMËRINË MË TË LARTË, BULLGARIA ME NUMRIN MË TË ULËT TË TË VAKSINUARVE

Disa vende në Ballkan janë në majën e shkallës sipas numrit të personave të vdekur nga virusi korona, ndërsa disa të tjera në fund të saj sipas numrit të popullsisë të vaksinuar plotësisht. Në Bullgari dhe në Rumani, mendohet se pandemia sërish është jashtë kontrollit, ndërsa në Serbi autoritetet luftojnë kundër përhapjes së shpejtë të sëmundjes dhe rezistencës së lartë ndaj vaksinave dhe vendosjen se masave të reja preventive.

Bullgaria kryeson në mesin e vendeve të BE-së sipas vdekshmërisë nga Covid-19, ndërsa është në fund të shkallës sipas numrit të personave të vaksinuar me dy doza – vetëm 20% e popullsisë. Njohësit thonë se kjo u referohet udhëzimeve të gabuara të mjekëve amë të cilët të sëmurëve kronikë u kanë thënë të mos vaksinohen, ndërsa në Evropën Perëndimore ka qenë e kundërta, si dhe nënshtrimi i bullgarëve ndaj lajmeve të rrejshme, të ndihmuara nga disa imunologë që e kanë nënvlerësuar virusin dhe janë shprehur kundër vaksinës.

HRISTINA BACELOVA, EPIDEMIOLOGE, BULLGARI

“Unë jam e befasuar nga fakti sa mjekë në Bullgari nuk e kuptojnë si funksionon vaksina. Personat shëndetësorë janë frikësuar vetë të vaksinohen dhe i kanë kthyer pacientët. Këtu dolën në skenë lajmet e rrejshme.”

Edhe në Rumani mjekët dhe politikanët fajin për rritjen e menjëhershme të numrit të të sëmurëve me Covid-19 ia hedhin dezinformatave. Me vetëm një të tretën e popullsisë të vaksinuar plotësisht, me rreth 50 mijë të infektuar të rinj në ditë dhe nga një rast të vdekjes çdo pesë minuta, vendi u ngjit në majën e shkallës së vdekshmërisë në botë dhe kërkoi ndihmë nga BE-ja për menaxhim të krizës.

MJEK, KUJDESI INTENSIV, RUMANI

“Të gjitha lajmet në mesia janë për të vdekurit nga Covid dhe morgjet e mbushura. Për të afërm që qajnë jashtë dhe për ngarkesë të sistemit shëndetësor.”

Situata drastike në spitale ka detyruar një pjesë të romunëve të vaksinohen.

QYTETAR RUMUN PËR DW

“Vërtetë nuk e di pse kaq vonë vendosa të vaksinohem. Disa nga njerëzit këtë e bëjnë vetëm për shkak të restriksioneve.”

Ngjajshëm është edhe në vendet fqinje. Bosnja e Hercegovina me 3502 të vdekur në një milion banorë është në majën e shkallës së vdekshmërisë në Evropë, por të ngjajshme janë shifrat edhe në Bullgari, në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi. Sipas numrit të të infektuarve të rinj në majë janë Mali i Zi, Serbia dhe Kroacia, ndërsa sipas shkallës së popullsisë së vaksinuar me mesatare 30 deri 38% vendet e Ballkanit Perëndimor janë larg vendeve europerëndimore, ku shkalla e imunizimit është rreth 70%.

WORLDMETER

Vdekshmëria në 1 milion banorë                             Vaksinimi

BeH – 3502                                                                 BeH – 15%

RMV – 3390                                                               RMV  – 36,9%

Bullgaria – 3389                                                        Bullgaria – 20%

Mali i Zi – 3297                                                          Mali i Zi – 38,4%

Hungaria – 3179                                                         Hungaria – 38%

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia