close
Kulture

”Ballkoni” – shfaqja me ”pullë të kuqe” që thyen tabutë (VIDEO)

wefweffewwef

SHFAQJA KA HAPUR DISKUTIME EDHE NË METROPOLET BOTËRORE

Vepra “Ballkoni” e dramaturgut francez Zhan Zhënet, nën regjinë e Arben Kumbaros që u shfaq në Teatrin Shiptarë të Shkupit u tha se ishte shfaqje, e ashtuquajtur “me pullë të kuqe” meqë ngjarja zhvillohet brenda një bordeli ndërsa autori e përdor bordelin si një metaforë të pushtetit në shoqërinë njerëzore.

Por a ishte kjo një shfaqje e guximshme? Sipas drejtori të Teatrit Shqiptar të Shkupit, Adem Karagës, kjo shfaqje ka hapur diskutime edhe ne metropolet botërore.

ADEM KARAGA – DREJTOR I TEATRIT SHQIPTAR NË SHKUP

“Ne patëm fatin të punojmë një tekst goxha të guximshëm që nga koha kur është shkruar dhe është vënë në skenë. Një vepër që mund të llogaritet si një nga veprat më me spec. Diskutime ka hapur edhe mes Londrës, edhe mes Parisit, edhe në Neë York edhe kudo që është vënë.”

“Sigurisht duke menduar përgjegjësinë e kodeksit tonë teatror ne nuk mund të shmangnim një vepër të tillë grandiose sic është Ballkoni I të njejtit autor dhe Akoma më shumë me një eksperiencë të jashtzakonshme duke punuar me vet regjisorin, profesorin Ben Kumbaro.”

Kjo vepër ka për qëllim t’a nxis shoqërinë të reflektoj për vlerat e jetës; për raportet midis dukjes dhe thelbit, formës dhe përmbajtjes. Asistentja e regjisë, Afërdita Nuhiji, duke e ftuar publikun që ta ndjek shfaqjen, zbërthen mesazhet e veprës.

AFËRDITA NUHIJI – ASISTENTE E REGJISË

Kjo shfaqje thotë më shumë se sa ne shohim. Nuk ka te bej vetëm me konteksin se ështe bordel. Kjo quhet “Ballkoni” dhe ato merren vetëm pse femrat janë të zhveshme merren vetëm se kjo shfaqje bëhet në bordel por teksti nëse ti e shikon hollësisht nuk flet për bordelin flet për jetën çka ka pas asaj.

“Ballkoni” është ndër veprat më të njohura të dramaturgjisë botërore që për herë të parë në gjuhën shqipe vihet në Teatrin Shqiptar në Shkup. “Ballkoni” do të rishfaqet edhe tre herë gjatë muajit maj në datat 10, 17, dhe 26. /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia