close
Bota

BANGLADESH: SËRISH SULME NGA MILITANTËT

siria

Së paku dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur kur militantë të dyshuar islamikë kanë sulmuar forcat e rendit, të cilat siguronin faljen e festës së Bajramit në veri të Bangladeshit, mëngjesin e sotëm.

Sulmi ka ndodhur në qarkun Kishoreganj, ku ishin të mbledhur mijëra besimtarë myslimanë. Dhuna vjen pak ditë pasi militantët islamikë kanë vrarë 20 veta në një restorant në kryeqytetin Daka të Bangladeshit. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia