close
Vendi

BANJA E KUMANOVËS: MBYTET NË UJË VAJZA 13 VJEÇARE

banja

Banja e Kumanovës ka marrë jetën e një 13 vjeçareje, në ujërat e së cilës viktima ka mbetur e vdekur, si pasojë e ngulfatjes. Në ambientet e Banjës së Kumanovës, tragjikisht ka humbur jetën Vanesa Xh. 13 vjeçe nga Kumanova e cila kishte zgjedhur këtë banjë për tu freskuar se bashku me shoqet.

Në vendin e ngjarjes, ku edhe ka ndodhur tragjedia ka dalur edhe prokurori dhe ekipi i SPB të Kumanovës nga ku njoftuan se vajza së bashku me shoqet e saja dje rreth orës 15:30 minuta kanë shkuar për tu freskuar në pishinën e banjës.

Mirëpo shoqet e saja kanë vërejtur se Vanesa Xh. ngulfatej në ujë, me cka menjëherë kanë reaguar duke nxjerrur atë jashtë për ti ofruar ndihmën e parë. Është alarmuar edhe Ndihma e Shpejtë por për fat të keq gjithçka kishte qenë vonë, pasi që ekipi i ndihmës së shpejtë vetem ka konstatuar vdekjen e sajë. /H. A. /

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia