close
EkonomiVendi

BANKA BOTËRORE: MINIMALJA TË RRITET ME PRODUKTIVITETIN NË PUNË

Screenshot_1

Ekspertët: Mungon klima e të bërit biznes


Vlerësimet e Bankës Botërore se ekonomia e Maqedonisë së Veriut, deri në fund të vitit do të rritet për 3.1 për qind, e mbështesin edhe nga OEMVP-ja dhe njohësit e çështjeve ekonomike në vend. Ata vlerësojnë se deri në fund të vitit do të kemi arritjet e parashikuara. Por nga ana tjetër ata shprehen se në Maqedoninë e Veriut mungon klima e të bërit biznes.

Vërejtjet që Banka Botërore bëri në pjesën e rritjes së pagës minimale ku u theksua se rritja e të njëjtes duhet të shoqërohet me rritjen e produktivitetit, përndryshe ekonomia do të përballet me ulje të produktivitetit në planin afatmesëm, profesori universitar Besnik Fetau mbështet vërjetjet e BB në këtë drejtim. Ai shprehet se është kundër rritjes së pagës minimale pa punë, pasi siç thekson ai një gjë e tillë sjellë inflacion, ai shton se kompanitë vetë duhet të rrisin pagat.

“Është me rëndësi që kompania të rritë pagën minimale duke pasur parasysh produktivitetin e punëtorëve. Sa më produktiv që janë për aq edhe pagat do të jenë të lartë. Ajo është e shëndetshme kjo nuk është e shëndetshme, ku një punëtori që nuk është produktiv t’i rritët paga. Me këtë stimulon punëtorët që nuk janë aq të shkathtë, aq profesional, në anën tjetër ndoshta ka punëtor që janë të shkathtë, janë produktivë po ti nuk e rrit pagën tek ata.”- tha Besnik Fetau

Nga OEMVP-ja vlerësojnë se në Maqedonin e Veriut mungon klima e të bërit biznes, nga kjo odë thonë se problemi kryesor në këtë drejtim është drejtësia selektive.

“Kemi probblem me drejtësinë selektive, apo me Zbatimin Selektiv të Ligjeve, nuk mundet rregulla të njëjta të vlejnë ndryshe për Tetovën, ndryshe për Probi Shtypin. Ne jemi idhëtar të asaj se në Maedoni duhet të ketë shtet të së drejtës dhe zbatim adekuat të ligjislacionit. Klima e biznesit duhet të shihet nga këndi i asaj se si disa rregullativa apo zgjidhje ligjore mund të ndikojnë në vendosjen e kompanive të ndryshme apo sektorëve industrial në pozitë më të favorshme viz-a-vi industrive të tjera.” – thonë nga OEMVP-ja

Përndryshe nga Banka Botërore rekomanduan që pushteti duhet pasur kujdes në sistemin arsimor, prodhimi i personelit të nevojshëm në tregun e punës, sundimi i ligjit, dhe trajtimi i migracionit të popullatës. Sipas Bankës Botërore, ekonomia e Maqedonisë së Veriut, deri në fund të vitit do të rritet për 3.1 për qind, përqindje me të cilat rishikohet norma e parashikuar paraprakisht e rritjes për 2.9 për qind. /Xhumadije Ibraimi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia