close
EkonomiTop LajmeVendi

BANKA POPULLORE: DEZINFORMATË – NUK ËSHTË RRITUR KURSI I EUROS

nbrm

Banka Popullore I quan të gabueshme informacionet që janë paraqitur në portale dhe rrjete sociale se është rritur kursi I euros.

Në publikimet krijohet huti midis kursit për kryerjen e qarkullimit pagesor në vende të huaja për nevojat e organeve shtetërore, me kursin e mesëm që është e dhënë relevante për vlerën e valutave – thonë nga Banka Popullore e RMV-së.

“Kursi devisor i denarit është stabil dhe nuk ka ndryshime në nivelin e tij. Kursi I mesëm, sipas Bankës Popullore është 61.69 denarë dhe është I pandryshuara nga viti I kaluar” – thuhet në përgënjeshtrimin e BP të RMV-së.

BP e RMV-së thotë se këto të dhëna mund të verifikohen nëse vizitoni ueb-faqen e Bankës Popullore, ku për cdo ditë publikohen këto të dhëna https://www.nbrm.mk/kursna_lista.nspx dhe që paraqet të vetmin burim relevant të informacioneve sipas së cilëve popullata dhe firmat mund ta ndjekin kursin devisor të valutës vendase e që reflekton edhe cmimet e valutave nga tregtitë reale në tregun devizor të vendit.

Banka Popullore disponon me një sërë instrumentesh me të cilët garanton stabilitetin e denarit në krahasim me euron. Rezervat devizore që janë kyçe për mbajtjen e stabilitetit të kursit të valutës vendore janë në nivelin e lartë – dy herë më të lartë para krizës globale ekonomike në vitin 2008./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia