close
Vendi

BANORËT E FSHATIT LLOKË TË BLLOKUAR

8F32DF29-75CC-46E2-8A0D-01CCC84DBEDD

URËN NUK UA NDËRTOJNË, RRUGËN UA KA ZËNË POLICIA


Me vite të tëra ua premtojnë urën që do tua shkurtonte rrugën deri në qendër për më shumë se 10 kilometra. Lëre që ura nuk po bëhet por tani po ua bllokojnë edhe rrugën tjetër alternativë për shkak të prishjes së një ndërtimi ilegal.

ISMET BAJRAMI, KRYETAR I BASHKËSISË LOKALE

Ne banorët e Llokës jemi të bllokuar me lëvizjen, me aktivitetet tona.
– Sa kilometra ka më shumë nëse kaloni ka Saraji?
Po sigurisht, 4, 5 kilometra sigurisht është më larg se këndej. Edhe në kohë na kushton edhe shpenzimet rriten.
Nuk kemi përse ta paguajmë çmimin ne se e kanë lejuar dikush atë ndërtim të objektit me sa vite.
Qe sa vjet ndërtohet aj objekt? Me siguri gjashtë vite.

Nga Komuna e Karposhit thonë se rrënimi do të përfundojë për 2,3 ditë, e nga Komuna e Sarajit ku edhe bën pjesë fshati Llogë edhe një premtim tjetër.

BLERIM BEXHETI, KRYETAR I KOMUNËS SË SARAJIT

Kërkesat institucionale të Komunës së Sarajit, gjegjësisht banorëve të vendbanimit Llogë, por edhe vendbanimeve tjera po hasin në vesh të shurdhër pa ndonjë arsyetim konkret dhe për atë arsye kuptoj dhe përkrah shqetësimin dhe revoltën e banorëve të LLogës.
Apeloj tek Qeveria, Qyteti i Shkupit, komuna e Gjorçes që bashkërisht të fillojmë me zgjidhjen e këtij problemi.

Viteve të 90-ta, është zhvendosur shtrati i lumit Vardar, me qëllim që të lirohet toka për komunën e Gjorçe Petrovit, e cila ishte e banuar me banorë të përkatësisë etnike maqedonase. Banorët e kësaj lagje kundërshtonin ndërtimin e urës, për shkak se e njëjta do të lidhë një vendbanim shqiptar me Gjorçe Petrovin, por sot, kanë mos më shumë, një pjesë e tyre kanë ndërruar mendimin.

Do të ishte mirë që të ndërtohet. Ka ardhur koha më që të ndërtohet.
Unë jam që të ndërtohet dhe duhej që të bëhet edhe më herët.
Ka shumë shtëpi andej… Do të ishte mirë që të ndërtohet?
Po më mirë se të bien njerëzit tek ato dërrasat e thyera.

Megjithatë, banorët do të duhet të presin për ndërtimin e kësaj ure. Kryetari i Komunës Gjorçe Petrov, tha se nuk ka as projekt. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia