Barazim në miqësoret e luksit

Barcelona ngec ndaj Juventusit, Club America ndal Real Madrid

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Spektakël e gola por jo fitues në miqësoret e luksit në tokën amerikane. Në Dallas, Barcelona barazoi 2-2 ndaj Juventusit, në një përballje ku shkëlqyen sulmuesit Osman Dembele dhe Moise Kin. Dyshja realizoi golat që vulosën rezultatin 2-2, me nga një dopietë personale. Fillimisht skemën e mori francezi, i cili rinovoi në këtë merkato vere me katalanasit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Reagimi i italianëve nuk vonoi, me Kin që vendosi baraspeshën. Gjithsesi, Dembele riktheu në avantazh Barcelonën, që iu drejtuan dhomave të zhveshjeve me rezultatin 2-1. Me fillimin e pjesës së dytë, Kin vendosi sërish baraspeshën dhe vulosi rezultatin përfundimtar në 2-2.

Të njëjtat shifra u regjistruan edhe në duelin e San Franciskos mes Real Madrid dhe meksikanëve të Club America. Martin zhbllokoi shifrat me një gol tepër të bukur, duke realizuar për 1-0. Real Madrid gjeti barazimin me një gol fenomenal të yllit të saj, Karim Benzema.

Në fraksionin e dytë, Eden Hazard shndërroi në gol një penallti, teksa në fundin e sfidës, Club America vulosi shifrat në 2-2. Miqësorja e radhës për kampionët e Europës është ajo e fundjavës ndaj Juventusit.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share