Barcelona ndalon pirjen e duhanit në plazhe

Autoritetet spanjolle duan që t’i bëjnë 10 plazhet e qytetit pa duhan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ka hyrë në fuqi rregullorja e re e cila e bën të paligjshme pirjen e duhanit në plazhet e Barcelonës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Banorët janë paralajmëruarpër tre muajt e fundit për masën e re, e cila do t’i bëjë 10 plazhet e qytetit pa duhan gjatë gjithë vitit. Verën e kaluar, qyteti pilotoi një skemë të ngjashme në katër plazhe. Gjatë testit, studiuesit panë një rënie të dukshme të numrit të duhanpirësve në plazhe, edhe pse ata që shkelnin normën nuk u gjobitën. Sipas një sondazhi të zhvilluar nga Bashkia e Barcelonës zbuloi se më shumë se 80% e banorëve ishin në favor të bërjes së plazheve pa duhan.

Pirja e duhanit jo vetëm që është e dëmshme për shëndetin e njeriut, por edhe për mjedisin. Bishtat e cigareve duan një dekadë për t’u dekompozuar. Këto bishta lëshojnë kimikate në mjedis dhe mund të konsumohen nga kafshët e egra si në të gjithë formën e tyre, ashtu edhe kur shpërbëhen në mikroplastikë.

Barcelona është qyteti i parë i madh spanjoll që lufton duhanin në plazhe, por trendi po rritet në të gjithë Spanjën.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share