close
Top LajmeVendi

BARRIERA DOGANORE: NUK PRITEN PROBLEME SERIOZE ME KOSOVËN

Македонските власти не очекуваат сериозен проблем од Косово.mp4.00_00_09_26.Still001

Autoritetet e Kosovës paralajmëruan se do të vendosin barrier doganore për më shumë produkte nga Maqedonia e Veriut. Si shkas përmendën ndalesën për eksportin e peshqve. Ministri i Ekonomisë i Kosovës Endrit Shala dje i ka shkruar një letër homologut të tij në Shkup Kreshnik Bekteshit. Por, autoritetet në vend nuk presin probleme rreth kësaj çështjeje.

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut nuk presin probleme serioze pas kërcënimeve të Kosovës se do të ndalojë importin nga Maqedonia. Paralajmërimi nga Prishtina erdhi prej se Agjencia për Ushqim ndaloi importin e ikreve dhe peshqve të vegjël.

“Besoj se kjo nuk është dicka që nuk mund të tejkalohet. Kemi pasur edhe probleme më të mëdha. Besoj se me dialog gjithcka do të tejkalohet, por duhet të kemi parasysh edhe pozitën tonë, respektivisht qëndrimin e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari me hyrjen e kafshëve të gjalla dhe nuk dua ta karahasoj me masat preventive që i ndërmarrin për shkak të “murtajës së derrave” që gjendet në fqinjësi.” –tha ministri i Bujqësisë Trajan Dimovski.

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, në Qeverinë e Kosovës Endrit Shala, veç taksës për produktet serbe dhe ato të Bosnjës, dje paralajmëroi masa edhe ndaj produkteve të Maqedonisë Veriore, nëse ky shtet nuk i largon barrierat tregtare ndaj Kosovës. Madje, për këtë punë, Shala, edhe i ka dërguar dje një  letër homologut të tij në Maqedoni, Kreshnik Bekteshi .

“I kam dërguar letër ministrit të Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut, z.Kreshnik Bekteshi dhe i kam kërkuar që sa më shpejt të largohen barrierat të cilat i ka vendosur ky shtet ndaj produkteve kosovare. Ndryshe ne do të shqyrtojmë masa reciprociteti për të gjitha prodhimet e Maqedonisë së Veriut që eksportohen në Kosovë”, ka thënë Shala. /Klan Macedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia