close
Vendi

BARSAK: MAQEDONIA DHE SHQIPËRIA NUK DUHET TË NDAHEN NË RRUGËN DREJT BE-SË

_uploads_thumbs_resize_800x420_510602

Ambasadorja franceze në Shqipëri Elizabeta Barsak, ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia nuk duhet të ndahen në rrugën e tyre drejt integrimit në BE.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Barsak ka thënë se dëshira për ndarjen e të dy vendeve erdhi nga zhgënjimi për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Në lidhje me këtë çështje, besoj se duhet ta tejkalojmë idenë se këto dy popuj mund të ndahen. E di se shumica thonë se këto dy vende janë trajtuar si një dhe për shkak se punët nuk shkojnë aq mirë në mes RMV-së dhe Bullgarisë, atëherë duhet të ndahen. Kjo duhet të tejkalohet dhe  që të dy vendet bashkë të mbajnë konferencat ndërqeveritare me BE-në”, tha Barsak për Euronews Albania.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë fjalimit të tij të fundit drejtuar kombit në 31 dhjetor 2021,tha se do të përpiqet të ndajë rrugën e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nëse Bullgaria këmbëngul në veton e saj. Diplomatët dhe politikanët evropianë, megjithatë, janë shprehur vazhdimisht kundër këtij propozimi.

Edhe pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i plotësuan zyrtarisht të gjitha kërkesat, në qershor të vitit të kaluar, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së nuk arriti një marrëveshje për fillimin e bisedimeve të pranimit me BE-në, për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia