close
Rajoni

BASHA PËRJASHTON NGA PD-ja BERISHËN DHE 8 BASHKËPUNETORË TË TIJ

partia-demokratike1

PEZULLOHEN EDHE 19 PËRKRAHËS TË ISH KRYEMINISTRIT


 

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi përjashtimin nga partia, nga të gjitha funksionet drejtuese si dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ish kryeministrin Sali Berisha dhe tetë përkrahës të tij. Në vendimin e kryesisë thuhet se nga individet e përjashtuar apo pezulluar nga partia nuk pati asnjë akt distancimi nga aktet e dhunës dhe kërcënimeve për destabilizim qe synonin t’i imponoheshin vendimmarrjes së shumicës dërrmuese të të gjitha institucioneve të partisë.

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike e cila zgjati për disa orë u vendos përjashtimi nga partia, nga të gjitha funksionet drejtuese si dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të ish kryeministrit Sali Berisha dhe tetë përkrahësve të tij. Te prejashtuar janë:

  1. Sali Berisha
  2. Flamur Noka
  3. Edmond Spaho
  4. Albana Vokshi
  5. Bujar Nishani
  6. Arben Ristani
  7. Rigels Muçollari
  8. Keltis Kruja
  9. Klevis Balliu

Kryesia e demokratëve i akuzon te lartpërmendurit se kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë ne protestën e 8 janarit ndaj selisë blu. Kryesia e drejtuar nga kryetari i PD Lulzim Basha ka vendosur unanimisht që të dënoje me pezullim nga partia dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar deri në distancimin e plotë dhe publik të tyre nga aktet e dhunës të ….

  1. Agron Shehaj
  2. Aldo Bumci
  3. Belind Këlliçi
  4. Blendi Himçi
  5. Clirim Gjata
  6. Edi Paloka
  7. Edith Harxhi
  8. Eno Bozdo
  9. Ervin Minarolli
  10. Genc Deromemaj
  11. Genc Pollo
  12. Gent Strazimiri
  13. Ivi Kaso
  14. Ledina Mandija
  15. Lorenc Luka
  16. Luan Baçi
  17. Mimoza Hajdrmamataj
  18. Oerd Bylykbashi
  19. Tritan Shehu

Ne deklaratën e kryesisë së partisë demokratike thuhet se protesta e 8 Janarit ishte lajmëruar si paqësore, por rezultoi të ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve. Individët e përjashtuar apo pezulluar sipas kryesisë së PD synonin t’i imponoheshin vendimmarrjes së shumicës dërrmuese të të gjitha institucioneve të partisë./KlanNews/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia